Futboll

Pse femrat amerikane janë kaq të mira në futboll?

Në 11 qershor të vitit 2019-të, kombëtarja amerikane e futbollit fitoi 13-0 me Tailandën. Kjo ishte më shumë se sa gjithë golat që çdo skuadër kishte shënuar gjatë gjithë kampionatit botëror për meshkuj në vitin 2006. Femrat e dominojnë futbollin në SHBA. Në fakt në vitin 2019-të kombëtarja e Amerikës është e para në renditjen botërore të FIFA-s.

Por pse janë amerikanët janë kaq të mirë në futbollin e femrave?

Gjithsesi ka një histori pune që qëndron pas gjithë këtij suksesi. Për të paktën 4 dekada, futbolli i femrave ka pasur një rritje galoponte dhe është bërë shumë popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1971 për shembull, i vetmi aktivitet për futbollin e femrave në SHBA zhvillohej nëpër shkolla të mesme ose Kolegje të veçanta. Por në vitin 2014, numri i futbollisteve në SHBA shkoi në 376 mijë.

“Kjo rritje e numrit të lojtareve do të thotë njëkohësisht rritje e nivelit dhe konkurrueshmëria shkon në një stad më të lartë. Kjo sjell më pas një rritje të taktikave dhe teknikës tek lojtaret që duan të bëhen më të mira se shoqet e tyre.”- tregon Eileen Narcotta-Welp një trajnere futbolli në Universitetin e Wisconsin - La Crosse. Ajo flet për disa arsye që e kanë çuar futbollin e femrave kaq lartë në SHBA. “Një nga rregulluesit kryesor sipas saj, është ligji për edukimin i kaluar në vitin 1972. Ai ligj ndaloi institucionet arsimore të financuara nga shteti që të bëjnë dallime në bazë të seksit të sportistëve. Dhe kjo vlen edhe për programet e shkollave të mesme dhe ato të Kolegjeve atletike.”

"Ata thanë, dëgjoni, ju duhet të shtoni programet e femrave dhe direkt pas kësaj ne pamë një shpërthim të sporteve të ndryshme, sidomos futbollit, ne nuk mund ta kishim imagjinuar se kaq shumë femra do ishin në ato skuadra".

Ishte një fitore e madhe, në fakt ishin dy fitore, në të vërtetë. Në vitin 1991, ekipi kombëtar i femrave të SHBA fitoi Kupën e Botës. Ajo ishte Kupa e parë e Botës për femra në histori. Dhe menjëherë pas këtij suksesi, markat kryesore si Nike dhe Umbro sponsorizuan disa nga lojtaret amerikane, domethënë filluan të rriten të ardhurat. Hapi tjetër ishte ekspozimi i tyre si ikona amerikane nëpër shkolla, për t’i bërë një lloj modeli suksesi. Më pas u zhvillua Kampionati Botëror i vitit 1999 kur shpërtheu me të vërtetë futbolli i femrave në SHBA. Ndeshja e fundit kundër Kinës konsiderohet gjerësisht si momenti më i madh në futbollin e femrave në SHBA.

Ndeshja shkoi deri te gjuajtja e penalltive dhe Brandi Chastain shënoi golin e fundit duke mposhtur Kinën me shifrat 5 në 4. Pas kësaj fitore dukej sikur çdo vajzë amerikane donte të luante futboll - gjë që vetëm rriti në masë të madhe numrin e talenteve që dilnin çdo vit. Por suksesi i ekipit amerikan nuk është vetëm për popullaritetin e futbollit të femrave në Amerikë. Këto suksese shërbejnë edhe për shtytjen e këtij sporti te femrat edhe jashtë vendit.

Anglia, Gjermania, Italia kështu edhe Brazili, vende me traditë të lartë në futbollin e meshkujve e nënvlerësuan futbollin e femrave fillimisht. Këto vende dhe shumë të tjera pretenduan se futbolli nuk ishte një sport për femrat. Pra, për një kohë të gjatë, SHBA ka pasur vështirësi që të gjente një rival të denjë.  Dhe kjo është e vërtetë edhe në kohët më moderne. Në vitin 2006, për shembull, ishin rreth 3 milionë lojtare të reja femra të regjistruara në të gjithë botën. Dhe më shumë se gjysma e tyre ishin nga SHBA. Edhe sot, ftbolli në të vërtetë definohet vetëm si një sport për femrat në Shtetet e Bashkuara. Kudo tjetër, futbolli shihet si një sport mashkullor.

Duke marrë së bashku të gjithë sukseset dhe mbështetjen që i është dhënë, këto mund të definohen si arsyet që kanë bërë futbollin e femrave të SHBA-ve aq të mirë. Por vendet e tjera tani kanë filluar të punojnë për të rifituar kohën e humbur. SHBA vijon të jetë lider, por Franca, Gjermania, dhe një numër i vogël i vendeve të tjera tani po bëjnë hapa të mëdhenj dhe shumë shpejt do të mund ta rivalizojnë Amerikën që sot për sot shikohet si superfuqi. Nga viti 2012 deri në vitin 2017, për shembull, federatat europiane të futbollit, i kanë disafishuar shpenzimet e tyre për ekipet e femrave. Nga rreth 50 milionë euro, tani ka shkuar në mbi 140 milionë euro dhe me më shumë para pritet të investohet pas botërorit që po luhet në Francë këtë verë.

Me atë që është parë deri më tani, SHBA është një nga ekipet e favorizuara për të fituar edhe kupën e botës Francë 2019. Brazili i Martës është jashtë dhe europianet e tjera duken ende larg për të thyer mitin e SHBA-ve që deri më tani i ka në palmaresin e saj 3 trofe. Nga 7 kampionate të luajtura gjithsesi, Amerika ka shkuar në katër finale dhe vetëm Gjermania mund ta rivalizojë me dy trofe të fituar ën vitet 2003 dhe 2007.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë