Nga Gazeta 'Si'-Ka diçka të mirë që vjen bashkë me të qarën: një ndjesi çlirimi e jashtëzakonshme! Ndonjëherë, është mirë që t’i çlirosh të gjitha emocionet dhe sipas “Harvard Health”, të qarët është një proces mjaft çlirues dhe emocionues.
Por, ndërsa e qara na ndihmon të përpunojnë emocionet, mërzitjen, madje ka edhe një ndjesi lehtësimi nga stresi, dhimbja e kokës është një pasojë që vjen bashkë me këtë proces.
Por, pse ndodh kjo?
Mjekët mendojnë se e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë fenomen.
“Të qarat mund të ndodhin nga stresi dhe kjo e bën trupin që të çlirojë hormonet e stresit, përfshirë edhe kortizolin”, thotë mjekja Javeed Siddiqui.
“Këto hormone stresi mund të shkaktojnë dhimbje koke, së bashku me ndjesitë e fytit të acaruar dhe hundëve të zëna.” Hulumtimet nga “BBC Science Focus” tregojnë se stresi mund të shkaktojë 'gërvishtje' të muskujve në fytyrën tuaj, duke krijuar presion që shkakton tension dhe dhimbje koke.
Ndërsa lotët gjatë filmit "The Notebook" me siguri nuk shkaktojnë ndonjë dhimbje koke, përveçse një gjendjeje emocionale të trazuar, mjekët mendojnë se sa më i madh të jetë stresi, aq më shumë dhimbje koke përjetoni.
“Sa më i madh të jetë stresi, aq më e gjatë është e qara dhe aq më i madh është çlirimi i hormoneve të stresit,” shpjegon mjekja Natasha Bhuyan.
"Unë do të thosha se intensiteti i stresit dhe kohëzgjatja e tij ndikojnë në shkallën e dhimbjes së kokës që përjetoni nga e qara."
Si ta ndaloni një dhimbje koke pasi keni qarë?
Trajtimi i kësaj gjendjeje është mjaft i thjeshtë. “Qasja më e mirë është kujdesi, pushimi dhe hidratimi,” shton mjekja.
Ulja e tensionit mund të ndihmojë në uljen e hormoneve të stresit, të cilat nga ana tjetër lehtësojnë dhimbjen e kokës. Provoni të vendosni një kompresë të ftohtë në sytë tuaj ose në pjesën e pasme të qafës dhe do e shihni që do të ndiheni shumë më mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.