Politike

PSD merr drejtimin e Këshillit të qarkut Shkodër

Marina Duhani e PSD është zgjedhur kryetare e këshillit të qarkut Shkodër. Ajo mori 19 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër, dhe ishte e vetmja kandidate në votim.

Nga 22 anëtarë të këshillit të qarkut, i vetmi që nuk votoi ishte kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz, Hil Curri.

Në mbledhjen e këshillit të qarkut Shkodër merrnin pjesë edhe 5 kryetarët e bashkive.

PSD ishte vendimtare në fitoren e bashkisë Shkodër nga PS-ja  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë