Politike

PS kalon në parim nismën e opozitës për hapjen e listave

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim nismën e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese, ku kërkohet ndryshimi i sistemit, hapja e listave, pragu elektoral prej 5 për qind dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

16 deputetë votuan pro në parim kësaj nisme, asnjë abstenim, kurse kundër ishte vetëm deputeti Adriatik Alimadhi.

Nisma u mbrojt edhe nga relatorët e Partisë Socialistë, që e përshëndetën atë si në interes të qytetarëve dhe se votuesit kanë të drejtë që të zgjedhin emrat e ligjvënësve, jo vetëm partinë.

Socialistët mbështesin edhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. “Nëse dikush kërkon koalicionet parazgjedhore sepse do të vegjetojë 30 vjet nën ombrellën e një partie të madhe, natyrisht që është i lirë ta kërkojë koalicionin parazgjedhor ose jo. Kush ka interesa të tjera për të konkurruar i vetëm sigurisht që mund të kërkoj heqjen e koalicioneve parazgjedhore, por thelbi i kësaj nisme është liria dhe barazia e votës së qytetarëve shqiptarë, ashtu siç e kam kuptuar unë”, deklaroi në fjalën e tij, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Pas miratimit në parim të nismës, të hënën do të nisë diskutimi nen për nen i paketës së ndryshimeve të propozuara nga opozita. Nisma pritet që të pësojë ndryshime gjatë diskutimeve nen për nen, pasi Rama tha se hapja e listave mund të realizohet pa ndryshuar sistemin. Kjo do të thotë se kërkesa e opozitës parlamentare për sistem proporcional kombëtar do të rrëzohet.

Kemi holandën që ndalon çdo formë koalicioni dhe kemi asnjë vend përveç vendit tonë, ku një mullar i madh me parti futen në një trent të maadh, përfitojnë nga buxheti i shtetit dhe bëjnë që qytetari të votojë për njërin dhe votën e tij ta marrë tjetri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë