Futboll

Provokim holandez, tifozët e Fejnordit mesazh atyre të Romës

Gazeta Si - Atmosfera para finales Roma-Fejnord po bëhet edhe më e zjarrtë në Tiranë. Tifozët e të dyja skuadrave e kanë shtuar volumin në koret e tyre inkurajuese. Nuk mungon ndonjë provokim, ndërkohë që stadiumi “Air Albania” ka hapur dyert tashmë.

Ka ndonjë provokim nga ana e tifozëve për palën kundërshtare. Kjo foto tregon qartë mesazhin e këtyre tre holandezëve ndaj italianëve.

Tifozë të Fejnordit në rrugët e Tiranës. Gazeta Si, 25 maj 2022

Pak ditë më parë në rrjetet sociale bëri bujë një foto e dy tifozëve holandezë, të cilët po urinonin autobusin e Romës në Tiranë. Tani vjen edhe një tjetër provokim i ‘stilit” holandez nga ana e tifozëve të Fejnordit.

Forcat e rendit janë pozicionuar tashmë të shumta në pikat kyçe për të shmangur përplasjet mes dy tifozërive. Deri tani nuk ka pasur ndonjë incident për t’u veçuar, përveç atyre që ndodhën mbrëmjen e së martës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë