Rend dhe Ligj

Provohet dënimi për Valdrin Pjetrin, Prokuroria nis hetimin për falsifikim

Valdrin Pjetri do të hetohet për falsifikim dhe fshehje të dënimit në Itali. Ky është vendimi i marrë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme pas kryerjes së procesit të verifikimit ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, i cili edhe pse fitoi garën pa rivalë në zgjedhjet e 30 qershorit u detyrua që jepte dorëheqjen pas akuzave të Partisë Demokratike.
“Në përfundim të verifikimeve të kryera është provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri: Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kryesocialisti Edi Rama dhe kryebashkiaku i dorëhequr Valdrin Pjetri në fushatën elektorale të 30 qershorit. Gazeta Si, 17 dhejtor 2019


Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, Valdrin Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, dhe është dënuar me 36 muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 2000 Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 Euro. Gjithashtu është konstatuar pezullim të dënimit dhe mos përmendje me një vendim të formës së prerë. Prokuroria konstatuar se Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit më 03shkurt të vitit 2003 nga Kuestori i Firencës, si dhe është dëbuar nga territori Italian më datë 04shkurt të atij viti, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Sipas rregullave dhe ligi afati i dëbimit ndaj Pjetrit ka përfunduar më datë 24.07.2015.

Pra për 12 vite ish-kryebashkiaku nuk ka pasur të drejtën të shkelë në Itali.
Pas këtyre vlerësime dhe mbërritjes s letërporosisë nga Italia, Prokuroria ka vendosur që të vërë në dijeni Partinë Demokratike, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendim e marrë ndaj Pjetrit. “Në lidhje me mosdeklarimet prej subjektit në Formularët e Vetëdeklarimeve të fakteve të konstatuara materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kryebashikau i /Vorës, Agim Kajamku në momentin e marrjes së detyrës pas betimit. Gazeta "Si" 17 dhjetor 2019


Pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ku opozita nuk mori pjesë, Partia Demokratike denoncoi tre kryebashkiakë socialistë si të lidhur me krimin dhe të dënuar në Itali dhe në Greqi. Denoncimi i pari ishte ndaj kryebashkiakut Valdrin Pjetri, duke e akuzuar se ka fshehur dënimin në Itali, duke falsifikuar formularin e Dekriminalizimit. Fillimisht Pjetri hodhi poshtë këto akuza duke i cilësuar si të pavërteta, por dy ditë para betimit në këshillin bashkiak, ai paraqiti dorëheqjen, duke mos pranuar marrjen e mandatit. Dy kryebashkiakët e tjerë të akuzuar nga PD-ja janë Agim Kajmaku i Vorës dhe Mark Babani i Vaut të Dejës. Që të dy i kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës se kanë qenë të dënuar përkatësisht në Greqi dhe në Itali. Por Kajmaku i Vorës janë vërtetuar akuzat dhe se KQZ-ja mori vendimin për heqjen e mandatit. Ndaj tij, Prokuroria ka nisur një hetim edhe për falsifikim të firmave. Për Babanin procesi vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë