Sociale

Provimi i Letërsisë, maturantët protestë para Ministrisë së Arsimit

Pas provimit të djeshëm të Maturës Shtetërore në lëndën e Gjuhë-Letërsisë, maturantët kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Maturantët pretendojnë se teza ishte me pyetje abstrakte, me shumë tekste dhe jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera.

Maturantët thonë se pyetjet logjike nuk kishin lidhje me modelet e mëparshme si dhe kishte pyetje që nuk kishin të bënin me Letërsinë.

“Brezi më i traumatizuar i maturës. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Nga lirika e Lasgushit tek epizmi i Homerit na erdhi si papritur, nuk i prisnim të dyja. Pyetjet logjike nuk ishin fare në lidhje me modelin. Kishte shumë tekste. Kërkojmë mos penalizohemi pasi na ul mesataren dhe nuk kapim dot shkollat. Shumë maturantë nuk ndihen konfidentë për provimin tjetër”, tha një maturante.

Ndërkohë të tjerë maturantë kërkojnë rivlerësim për provimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë