Shendet

Prova del me sukses, një respirator për të lidhur dy pacientë edhe në Shqipëri

Prova e dy laborantëve që një aparat ventilimi të lidhet me dy tuba për dy pacientë, është realizuar sot në QSUT dhe ka rezultuar e suksesshme.

Kjo teknikë, e cila ofron mundësinë për të dyfishuar kapacitete, është realizuar nga dy laborantët dentarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, të cilët kanë marrë përsipër me shpenzimet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. 

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata ka konfirmuar sot shpreh se prova doli me sukses. Doktori tregoi se dy Lalike Cepeli e kontaktuan pasi kishin parë eksperimentin në Itali, ku dy mjekë krijuan një qark të aftë të për të lidhur një respirator në dy pacientë që më pas funksionoi edhe në Shqipëri.

“Patëm mundësi të lidhemi me miqtë italianë na e solli projektin, e derdhën atë tubin dhe sot e provuam dhe funksiononte, kjo na krijon mundësi të dyfishojmë kapacitetet, nuk do ta provojmë tani por në kushte ekstreme. Është një tub që të jep ajër, është një tub që del nga aparati dhe jep ajër për dy pacientë. Derisa e kanë bërë në Amerikë dhe në Itali, funksioni edhe këtu. I përshëndes dy djemtë se i bënë me shpenzimet e veta. Janë teknikë që kanë një laborator, dhe që kanë zemër dhe shpirt dhe ato pak para që kanë t’ia vendosin në dispozicion këtij vendi” tha ai në një emision televiziv në “Report Tv”

Dy laborantët po bashkëpunojnë me universitetin e Bolonjës në Itali dhe se të gjitha udhëzimet po i  marrin nga mjekët atje. Të rinjtë kërkuan që të mos shfaqeshin publikisht pa përfunduar i gjithë procesi.

Duke u ndaluar te numri i respiratorëve, Arben Gjata tha se pritet që shumë shpejt të vijnë 100 të tjerë.

“Shqipëria ka një numër aspiratorësh për kapacitetin që ka. Nga 190 që ishin u porositën edhe 100, por në atë vend që do të bliheshin ndodhi e njëjta gjë si të ne dhe u bllokua eksporti. Na thanë se janë porositur dhe do të vijnë, por nuk ishin në Shqipëri, ato nuk erdhën, por në disa vende që u largua epidemia vijuan të prodhonin. Punë ditësh janë porositur një sasi e konsiderueshme që pritet që të vijnë.  Por një të veçantë që nuk mund të përdoren për çdo gjë, por kanë disa regjime që janë fiks për këto lloj të sëmurësh”.

Prova vjen pasi një grup stomatologësh e laborantesh shqiptarë i kanë ofruar qeverisë të ndërtojnë një sërë tubash ventilatorësh, për të ndihmuar të prekurit nga koronavirusi.

Në një postim në Facebook, ata shpreheshin se këto aparate mund të ndërtohen falë printerave 3D por se u duhet ndihma dhe aprovimi i qeverisë.

Besar Lalike dhe Eldian Cepeli, Edison Shima dhe disa profesonistë të tjerë dentarë kane marrë përsipër të prodhojnë pjesë të aparateve te ventilimit. Këto pjesë do mundësojnë që me një aparat të vetëm të lidhet dhe te mbahet në jetë jo 2 por deri në 4 paciente.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë