Lajme

Protestat, Franca mendon gjendjen e jashtëzakonshme

Pas përleshjeve të dhunshme, zjarreve dhe dëmeve të konsiderueshme që e kthyen kryeqytetin francez në një fushëbetejë, qeveria e Emmanuel Macron ka sinjalizuar se mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Pas një mbrçmjeje trazirash, gjatë të cilës u lënduan dhjetëra protestues dhe oficerë policie, një zëdhënës i qeverisë tha mund të imponohej gjendja e jashtëzakonshme për të ndalur manifestimet mç masive e tç dhunshme qç Franca ka parç nç tç paktçn njç dekadç.

Protestat mbi taksën e karburantit kanë pushtuar Francën për tre javë rresht dhe po cilësohen nga analistët si prova më e mirë e zemërimit të përgjithshëm ndaj kostove të larta të jetesës. Policia tha se një tjetër person vdiq gjatë përleshjeve të së shtunës, duke e cuar në tre numrin e viktimave që nga fillimi i demostrimeve.

Gjaë fundjavës në Paris ka patur përplasje të ashpra mes protestuesve, që e quajnë veten “jelekët e verdhë” dhe policisë, të cilat kanë shkaktuar një sërë dëmësh në kryeqytetin francez. Më shumë se 100 persona u plagosën në kryeqytet, përfshirë edhe 23 anëtarë të forcave të sigurisë.Policia franceze ka njoftuar se më shumë se 400 personë u arrestuan.

Macron u kthye nga samiti i G20-ës në Argjentinë të dielën në mëngjes dhe shkoi drejt e në Harkun e Triumfit për të vlerësuar dëmin. Ai ka mbajtur një sërë takmesh me kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe zyrtarët e lartë të shërbimit të sigurisë në pallatin presidencial.

Zëdhënësi i qeverisë, Benjamin Griveauxm tha në një deklaratë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte një opsion i mundshëm. "Ne duhet të mendojmë për masat që mund të merren në mënyrë që këto incidente të mos ndodhin më" tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë