Politike

Protesta kombëtare/ Hidhen fishekzjarrë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të lënduar

Nga Gazeta Si- Protesta e shtatë kombëtare e Partisë Demokratike ka rikthyer fjalimet në podium por dhe ka sjellë tensione të mëdha.

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën e zhvilluar përpara godinës së Kryeministria, situata u tensionua.

Një pjesë e protestuesve kanë hedhur shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë ndërkohë që policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Nga kjo kanë mbetur të lënduar deputeti Luçiano Boçi dhe Aulon Kalaja të cilët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në ambulancë. Gjithashtu është lënduar edhe deputeti Klevis Balliu.

Pasi policia ka shpërndarë protestuesit, duke mos i lënë të shkojnë drejt Kuvendit, kryetari Berisha dhe deputetë kanë shkuar në selinë blu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë