Nga Gazeta ‘Si’- Protesta e zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, duke çuar në arrestimin e 11 personave dhe shoqërimin e shumë të tjerëve.
Raportohet se numri i të shoqëruarve ka shkuar në 22, ndërsa i të arrestuarve në 11.
Tubimi, i paralajmëruar si një protestë paqësore me fjalime nga drejtuesit e opozitës, degjeneroi në momente dhune menjëherë pas fjalës së kreut të PD-së, Sali Berisha.
Në drejtim të godinës së Kryeministrisë u hodhën molotovë, ndërsa nuk munguan përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Si pasojë e incidenteve, disa përfaqësues të opozitës dhe protestues janë dërguar në spital. Mes tyre janë Aulon Kalaja, Luciano Boçi dhe Klevis Balliu, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore. Gjithashtu, një efektiv policie ka pësuar çarje në kokë dhe djegie.
Në përfundim të protestës, Berisha paralajmëroi vijimin e tubimeve në ditët në vijim, ndërsa akuzoi policinë për dhunë, duke e cilësuar atë si “kriminelë profesionistë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje