Ka ndodhur

Prostitucion në Tiranë, arrestohet organizatorja kolumbiane dhe 6 shtetase të huaja

Nga Gazeta Si - Shkatërrohet një grup prostitucioni në Tiranë, ndërsa në pranga kanë rënë 7 shtetase të huaja, që ushtronin veprimtarinë e paligjshme.

Policia thotë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Contact” u arrestuan shtetaset; Lismar Maryelis John Perez, Leidi Yaritza Anillo Bolano, Yuri Lorena Vargas Sanchez, Beisi Yusmar Rojas Ruiz, Daniela Carolina Mendoza Barboza, Margarita Grushevskaia, Laura Vanesa Mercado Baselga, braziliane dhe kolumbiane. Mësohet se njëra prej tyre ishte tutorja.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se një shtetase kolumbiane ishte organizatorja, e cila shfrytëzonte për prostitucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave.

Policia thotë se u proceduan penalisht edhe 4 shtetas, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë