Futboll

Propozimi i Kahn: Të shpëtojmë futbollin me paga tavan dhe sanksione reale!

Një tavan pagash për të zgjidhur problemet e futbollit dhe për të përballuar humbjet që ka sjellë pandemia. Ky është propozimi i administratorit të deleguar të Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn.

"Na duhet një tavan pagash, një shumë “X” që një klub mund të shpenzojë si maksimum për totalin e pagave, - ka theksuar ish-portieri i njohur gjerman, aktualisht drejtues i bavarezëve. – Po ashtu, duhet të ketë sanksikone të forta që të jenë reale edhe për klubet më të mëdha”.

Oliver Kahn, administratori i deleguar i Bajernit. Gazeta Si, 24 dhjetor 2021

Në një intervistë të dhënë për “Süddeutsche Zeitung”, Kahn nuk e ka fshehur shqetësimin për valën e re të koronavirusit, që e ka detyruar Gjermaninë të mbyllë stadiumet. Kjo situatë ka sjellë dëme të mëdha edhe për një klub virtuoz si Bajerni.

Sipas Kahn, klubet duhet të investojnë për pagat maksimumi 60-70% të të ardhurave. Ai shprehet gjithashtu se duhet të ketë limite për investitorët se sa ata mund të investojnë në një skuadër futbolli dhe se sa humbje mund të kompensojnë.

"Të dyja këto pika do të ishin të kota pa pikën tre: futbolli ka nevojë për sanksione që i bëjnë keq çdo klubi dhe që vërtet aplikohen edhe të skuadrat më të mëdha. Përfundimisht, nuk duam asgjë tjetër përveçse kontrollit të kostove në botën e futbollit”, - ka thënë Kahn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë