Drejtësia

Prokuroria nis hetimet ndaj kreut të FSHF-së Armando Duka pas referimit të policisë

Pas referimit të policisë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj kreut të FSHF-së Armando Duka, për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Hetimet kanë nisur pas referimit nga Policia e Shtetit, ndërkohë që Duka do të  garojë për të gjashtën herë për kreun e FSHF-së, në zgjedhjet që do të mbahen në datën 2 mars.

Një ditë më parë ishte kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që kërkoi nisjen e hetimeve ndaj Dukës, me pretendimin e korrupsionit dhe vjedhjes.

Përmes një lajmi të lëshuar përmes burimeve, bashkia bën me dije se do të kërkojë hetime nga SPAK, por edhe nga ndërkombëtarët për presidentin aktual dhe kandidatin për një tjetër mandat në krye të FSHF-së, Armando Duka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë