Shkencë

Projekti që do të ndikojë në ndryshimin e klimës

Stacioni energjetik Drax, është i pari në Evropë i cili ka hartuar një projekt qe do të emetojë dioksidin e karbonit që vjen nga djegia e drurit.
Drax ka zbuluar se në vit restorantet e mëdha harxhojë sasi të mëdha druri, për të anashkaluar përdorimin e energjisë elektrike.
Duke u nisur nga ndryshimet klimaterike kjo firmë ka filluar një projekt pilot për te emetuar dioksidin e karbonit që vjen nga djegia e drurit. Teknologjia e re mendohet të jetë efektive, por ende mbetet ne diskutim.
Si do të ndikojë tek ndryshimet klimaterike?
Një ndër gjërat më me vlerë për tokën janë pyjet, pasi gjatë gjithë kohës pastrojnë ajrin. Nëse do të përdoret teknologjia e sipër përmendur, kur pemët të digjen dioksidi i karbonit nuk do të kthehet përsëri në ajër, por do të emetohet nga filtrat e ajrit. Kjo teknologji po zhvillohet kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por nëse adaptohet edhe nga shtetet e tjera, do të reduktohet ndjeshëm sasia e karbonit për të gjithë botën.

Pse është e nevojshme?
Kjo teknologji njihet si “Energjia Bio” që shërben për emetimin e karbonit, pa arritur në natyrë. Shumë shkencëtarë besojnë se do të jetë e nevojshme, sepse nuk i besojnë politikanëve kur shprehen se do të ndryshojnë situatën për sa i përket ndryshimeve klimaterike. Ata thonë se nëse emetimet e karbonit fillojnë të bien në mënyrën dramatike, do të tejkalohet kufiri i rekomanduar për uljen e temperaturës globale.
Le të marrim shembullin e Drax-it.
Stacioni energjetik gjeneron 6% të energjisë elektrikë në Mbretërinë e Bashkuar edhe pse në mbarë vendin digjen shtatë milione dru në vit. Kompania thotë se shumica e karburantit të saj është mbetje nga industritë pyjore që janë të papërshtatshme për lëndën drusore.
David Keith, profesor në universitetin e Harvardit thotë se duhet që të gjithë vendet e botës të adaptojnë këtë teknologji. Per eksperimentin firma po punon me një teknologji të quajtur C-Capture, e cila përdor më pak energji për të mundësuar emetimin.

Andy Koss, shefi ekzekutiv i kompanisë, thotë se kjo gjetje është shumë e rëndësishme për mbarë botën.
“Kjo nuk do të shpëtojë vetëm Mbretërinë e Bashkuar nga ngrohja globale, por të gjitha vendet e tjera,” tha ai.
Ndërsa Almuth Ernstind, një eksperte në fushën e energjetikës, nuk ka të njëjtin mendim.
“Djegia e biomasës është absolutisht opsioni i gabuar për shumë arsye. Pyjet janë jetësorë për shëndetin e klimës kështu që nuk kemi pse t’i djegim fare. Ky eksperiment është shumë qesharak” tha ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë