Politike

Projekti i Portit të Durrësit, Berisha: Komision hetimor, por e çojmë edhe në Kushtetuese

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u fokusua tek projekti i qeverisë për Portin e Durrësit.  

“Nuk ka njohur toka një vjedhje si kjo.

Ndërtohet për pasunarët dhe qeveritarët Marina Bay, paguajnë shqiptarët sikur të jenë skllevër rreth 2 miliardë për portin tjetër.

Kurse Rama, Olsi dhe Karricët e tyre, sipas asaj që kanë shkruar aty, 60 përqind, se e kanë sekret, 60-përqindëshi nuk mund të jetë kush tjetër përveç Edi Ramës, Olsi Ramës, Bledi Çuçit dhe klanit qeveritar të drogës. Nuk mund të jetë kush tjetër.

Meqenëse Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, atëherë edhe ne në mënyrë të rrufeshem të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe ta dërgojmë edhe këtë në Gjykatë Kushtetuese.

Duhet të parashikojmë edhe tjetër armë që kemi në dorë, protestat e fuqishme kundër kësaj grabitje të tmerrshme...”, tha Berisha

Sipas tij, Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike.

“Vetëm së fundmi, janë investuar mbi 70 milionë euro kredi nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Banka Europiane e Zhvillimit.

Janë blerë makineri dhe vinça më ultramodernë, për të kryer, për të përmbushur detyrimet dhe funksionuar me kapacitet të plotë.

Dhe, Edi Rama me zonjën Balluku, të verbuar nga babëzia për ta përvetësuar këtë pasuri të madhe, shpallin përvetësimin e saj.

A ka goditje më të rëndë për këtë vend se kjo? Kur me një marrëveshje, ti dëmton të paktën 6 miliardë euro, duke llogaritur ndërtimin e portit të ri, rritjen e kostove të transportit, tani që nuk do funksionojë porti i ri.

Kjo është një gjë që shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë, ndaj dhe ne do bëjmë betejën më të fuqishme ligjore, por do jetë një betejë me protesta, që nuk mund të kenë të ndalur.

Duhet t’i dalim zot në emër të çdo shqiptari që e do këtë vend, që vendos të jetojë në këtë vend, që po vuan dhe mezi e përballon jetën, por edhe në emër të atyre që po ikin për këto arsye”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë