Ekonomi

Projektbuxheti i Bullgarisë 2021, për pandeminë 1,5 mld euro

Prioritetet e projektbuxhetit 2021 janë politika e të ardhurave, arsimi, kujdesi shëndetësor, mbrojtja, politika sociale dhe pensionet, tha ministria e financave të Bulgarisë.

Projekt-buxheti parashikon masa me vlerë rreth 3 miliardë levë (1.8 miliardë dollarë / 1.5 miliardë euro) për të kompensuar efektet e pafavorshme të pandemisë së koronavirusit.

Në vitin 2021, të ardhurat e buxhetit parashikohen në 47.6 miliardë levë, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në 52.5 miliardë levë.

Ministria parashikon një deficit buxhetor prej 4.4% në 2020. Në fund të shtatorit, Bullgaria pati një suficit buxhetor të barasvlefshëm me 0.8% të PBB-së./Burimi:Seenews/ Në shqip: Gazeta "Si"/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë