Sociale

Programi Botëror i Ushqimit merr Nobelin e Paqes

Çmimi Nobel për Paqen 2020 i është dhënë Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) për përpjekjet e saj për të luftuar urinë.

Komiteti i Nobelit tha se ky program kishte vepruar "si një forcë shtytëse në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti". Çmimi vlen 1.1 milion dollarë.

Fituesi i 101-të i çmimit u shpall sot në Institutin Norvegjez Nobel në Oslo. Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit tha se ishte një "moment krenar" për të gjithë stafin. Sipas komitetit të Nobelit, programi ndihmon rreth 97 milion njerëz në vit, në 88 vende.

Lajmi ka qënë një zhgënjim i madh për presidentin amerikan, Donald Trump,i cil ishte nominuar për ndërmjetësimin në marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë dhe Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit. Ai e ka përmendur vazhdimisht këtë nominim gjatë fjalimeve të mbajtura në tubimet zgjedhore në SHBA, duke u shprehur krenar për punën e bërë për paqen në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Kandidatë të tjerë përfshinin Greta Thunberg, OBSH-në, kryeminstren e Zelandës së Re, Lëvizje Black Lives Matter, BE-në, Reporterët pa Kufij dhe kreun e opozitës ruse Aleksis Navalny.

Kush janë fituesit e mëparshëm të Çmimit Nobel për Paqen?

Çmimi Nobel i Paqes vitin e kaluar i shkoi Kryeministrit Etiopian Abiy Ahmed, për marrëveshjen e paqes e me Eritrean, i cila dha fund një bllokimi ushtarak 20-vjeçar pas luftës së tyre kufitare 1998-2000.

Ish Presidenti Barak Obama fitoi çmimin në vitin 2009, për "përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve".

Fitues të tjerë të përfshijnë ish-Presidentin e Jimmy Carter (2002); aktivistja për edukimin e fëmijëve Malala Yousafzai  (2014); Bashkimi Europian (2012); Kombet e Bashkuara dhe sekretari i saj i përgjithshëm në atë kohë, Kofi Annan, (2001); dhe Nënë Tereza (1979).

Çmimi Nobel është një nga çmimet më të rëndësishme në botë. Ai filloi me vullnetin e suedezit Alfred Nobel, me çmimin e parë që u dha në vitin 1901.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë