Shendet

Produkte si proshutat dhe sallami mund të rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2

Studiuesit thonë se kanë gjetur një lidhje midis produkteve të përdorura për t’i dhënë ngjyrë dhe aromë mishit te salçiçet, sallamrat dhe proshutat dhe një rreziku në rritje të diabetit të tipit 2.

Ekipi ka analizuar të dhënat e mbledhura nga më shumë se 100,000 njerëz në Francë, të cilët janë gjurmuar që nga viti 2009.

Pjesëmarrësit u regjistruan vullnetarisht dhe vetë-raportuan historinë e tyre mjekësore, dietën, stilin e jetës dhe përditësimet kryesore shëndetësore, dhe u ndoqën për rreth shtatë vjet.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që kishin konsumuar më shumë nitritit natriumi (përgjegjëse për ngjyrën dhe aromën karakteristike të lidhur me mishin e përpunuar) kishin një rrezik 53 për qind më të lartë për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Autori kryesor Bernard Srour, nga Universiteti Sorbonne Paris Nord, tha se këto rezultate janë një provë që tregojnë sa e nevojshme është reduktimi i konsumimit të mishit të përpunuar.

Duane Mellor, dietologe dhe pedagoge në Universitetin Aston thotë se mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 është të jeni fizikisht aktiv, të mbani një peshë ideale për ju dhe të hani një dietë të larmishme të bazuar në perime, bishtajore, arra, fara dhe fruta dhe të shmangni përdorimin e tepërt të mishit, sidomos atij të përpunuar.

Gjetjet u botuan në revistën Plos Medicine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë