Ekonomi

Prodhuesit e oksigjenit në hall, e gjithë bota e do për Covid-19

Dy prej prodhuesve më të mëdhenj të botës me oksigjen për qëllime mjekësore si Air Liquide SA dhe Air Products & Chemicals Inc. shprehen se po eksplorojnë opsione të ndryshme në mënyrë që oferta e gazit të mbetet e mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Për momentin, në këtë pandemi të koronavirusit, vëmendje e ankth më të madh po merr mungesa e aparaturave për frymëmarrje artificiale. Por prodhimi i sasisë së mjaftueshme të oksigjenit për të përmbushur kërkesat e tregut, mund të jetë e komplikuar.

“Në përgjithësi ne ndihemi të përgatitur për ta përballuar kërkesën” shprehet Diana Schillag zëvëndëspresidente e Air Liquide me vendndodhje në Paris, kompani e cila u mundëson gazra për qëllime mjekësore SHBA-së, Europës, Azisë dhe shumë vendeve të tjera.

Në Itali, Air Liquide shprehet se ka mundur të përballojë kërkesën e pesëfishuar të niveleve të dikurshme normale që kërkonin spitalet.

Po me këto tone pozitive shprehet dhe zëdhënësi i Air Products, kompanisë me zyra qëndrore në Allentown të Pensilvanisë, “Air Products për momentin nuk po përjeton mugesa të prodhimit të gazrave për arsye mjekësore, duke përfshirë këtu dhe oksigjenin, sipas kërkesave që na kanë ardhur”.
Matthias Dachwald, një zëdhënës i prodhuesve të gazrave mjekësorë "Linde PLC", kompani me zyra qendrore në Guildford të Anglisë, refuzoi të komentojë mbi perspektivat e saja për furnizimin me oksigjen për qëllime mjekësore.

Oksigjeni dërgohet në sasira shumë të mëdha, likuide nëpër spitale ku ruhet nëpër depozita të mëdha e më pas konvertohet në gaz për përdorim në pajisje të frymëmarrjes artificiale. Ajo gjithashtu dërgohet në cilindra prej metali për përdorim shtëpiak apo qëndra të ndryshme shëndetësore ku pacientëve ju nevojitet t’a kenë oskigjenin me vetë e kur lëvizin apo bëjnë punë të ndryshme gjatë ditës.

Air Liquide shprehet se po i nxit klientët që t’i kthejnë cilindrat bosh në mënyrë që ata të rimbushen dhe dërgohen aty ku nevojiten më së shumti. Ndërkohe kompania po kërkon aprovim për t’i konvertuar cilindrat e mëdhenj e të rëndë që zakonisht përdoren për qëllime industriale në mënyrë që t’iu ofrohen spitaleve e njerëzve që në këtë situatë paniku e kanë shumë të nevojshme.

Prodhuesit e gazrave mjekësorë tani janë duke instaluar linja të reja për furnizimin me oksigjen në më shumë shtretër, qëndra shëndetësore apo dhe tenta si pasojë e numrit të madh të pacientëve me probleme në mushkëri. Në Spanjë Air Liquide ka shpërndarë më shumë se 100 njerëz në mënyrë që të punojnë për kapacitetin e lartë të ofruar që nevojitet për oksigjenin mjekësor.      

Industria e bizneseve të gazrave mjekësorë dominohet nga gjigantë botërrorë. Gjë që i rrit shumë barrierat e hyrjes në këtë treg. /WSJ  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë