Shendet

Procesi i plakjes nga stresi është i rikuperueshëm

Stresi përshpejton plakjen, por procesi nuk është i pakthyeshëm. Mosha biologjike mund të ndryshojë me praninë e stresit në jetën e gjithsecilit dhe me largimin e stresit gjithashtu.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka treguar se nëse një person kalon një stres të fortë si një operacion, shtatzëni apo një infeksion serioz, procesi i plakjes përshpejtohet, me shenja të dukshme në trup brenda disa ditësh apo muajsh.

Por nga eksperimentet e kryera si mbi njeriun ashtu edhe me kaviet e laboratorit, ka rezultuar se procesi është i përkohshëm dhe është i rikthyeshëm pas një periudhe rekuperimi.

Pra ngjarje të forta stresuese mund të ndikojnë jo vetëm te plakja e moshës biologjike, por si pasojë edhe përafrimin e vdekjes, por i gjithë fenomeni fatmirësisht është i rikthyeshëm.

“Shkalla në të cilën mosha biologjike pëson ndryshime të kthyeshme gjatë gjithë jetës dhe ngjarjet që shkaktojnë ndryshime të tilla mbeten të panjohura”, shpjegon biologu i Harvard, Vadim Gladyshev.

Studiuesit tregojnë se pacientët që pësuan ndryshime në moshën biologjike gjatë një operacioni, u rikthyen në gjendjen e tyre të mëparshme një javë pas operacionit.

Hulumtimi është publikuar në Cell Metabolism.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë