Politike

Procesi i Berlinit/ Rama të hënën takim informal me liderët e Ballkanit, Kurti nuk ka konfirmuar ende

Nga Gazeta ‘Si’-Pas turit dy ditor në pesë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka ftuar liderët e tyre në një drekë informale këtë të hënë(17 korrik) në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski, shefi i qeverisë malazeze Abazoviç dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës.

Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti por deri tani ai nuk e ka konfirmuar takimin.

Më 5 korrik,Kurti insistoi që nuk do të kishte një takim bilateral me Ramën(në kuadër të turit) nëse nuk do të mbahej mbledhja e përbashkët e dy qeverive për firmosjen e marrëveshjeve të lëna pezull. Megjithatë, ndonëse Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi se kishte pranuar marrëveshjet, nga kabineti i Kurtit nuk pati asnjë reagim dhe nuk e takoi Ramën gjatë qëndrimit të tij.

Në takimin informal gjithashtu do të marrë pjesë edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varheli.

Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosovën. Ai do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë