Shkencë

Problemet shëndetësore që na vijnë nga ilaçet probiotike

Sipas një studimi të fundit “bakteret e mira” në ilaçet probiotike që shërbejnë për sëmundjen e zorrës së trashë, mund të zhvillohen në trupin e njeriut, duke u bërë të dëmshme.
Hulumtimi nga universiteti i Uashingtonit kanë treguar se probiotikët anti-diarre, të cilat janë tepër të shitura në Europë mund të dëmtojnë zorrën e trashë.
Këto ilace mund të shkaktojë sëmundjen të ndryshme të zorrës së trashë dhe infeksione të rënda. Në provat që u kryen me minjtë e laboratorit, ekspertët vëzhguan se në moment që bakteret bashkoheshin me yndyrat dhe sheqerin ato zhvilloheshin duke u bërë të dëmshme.
“Probiotikët janë krejtësisht të ndryshëm nga ilaçet e tjera, sepse ato mund të zhvillohen gjatë trajtimit,” tha Gutman Dantes, një mikrobiolog që drejtoi studimin e botuar në gazetën “Cell Host and Micobe” të martën e kaluar.
“Kjo nuk është një arsye që të mos kryejmë terapitë probiotike, por që të kuptojmë se si ato ndryshojnë në kushte të ndryshme,” shton ai.

Efektet anësore që mund të shkaktojnë këto ilaçe si, mbi pesha, diabeti dhe çrregullime në shëndetin mendor, kanë shkaktuar një valë hulumtimi të ri për to.
Gjetjet treguan se edhe produktet e qumështit, kryesisht kosi, përmbajnë të tilla baktere, kështu që sasia e përdorimit të tyre duhet të jetë e reduktuar. Për të realizuar hulumtimin, Dantes dhe kolegët e tij studiuan një ilaç probiotik të realizuar nga bakteri Escherichia coli Nissle, e cila fillimisht u zbulua në vititn 1917, nga një ushtar në Luftën e Parë Botërore, i cili nuk u prek nga epidemia e diarresë, për shkak se kishte konsumuar produkte qumështi.
Ekspertët vunë re se bakteri Escherichia coli Nissle ndryshoi mikrobiomën e minjve, pas trajtimit antibiotik. Sipas tyre e vetmja zgjidhje për të shmangur këtë problem, është që ilaçet probiotike t’i shoqërosh me një dietë e cila nuk ka as sheqerna dhe as yndyra në përmbajtje të saj.
Sipas autores kryesore të studimit Aura Ferreiro, ilaçet probiotike mund të jenë efikase për njerëzit që janë të shëndetshëm, ndërsa tek ata që vuajnë nga një sërë sëmundjesh, bakteret kanë më shumë gjasa të zhvillohen dhe pak nga pak të shkatërrojnë sistemin imunitar.
“Hulumtimi tregon se të njëjtat parime, duhet të përdoren për të krijuar probiotikë të sigurt. Gjithashtu, edhe trajtimet që ofrohen në spitale duhet të testohen,” shton ajo./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë