Futboll

Probleme kardiake post-Covid, Aubamejang dhe të tjerë ndalohen të luajnë

Komisioni mjekësor i CAF (Konfederata e Futbolit Afrikan), ka vendosur të mos lejojë të luajnë tre futbollistë të Gabonit, pasi ka konstatuar probleme kardiake gjatë kontrolleve pas shërimit nga Covid-19. Pierr-Emerik Aubamejang, Mario Lemina dhe Axel Meye nuk mundën të luanin as kundër Ganës në Kupën e Afrikës, pasi humbën ndeshjen hapëse ngaqë kishin rezultuar pozitivë.

Njoftimi është bërë nga federata e Gabonit para ndeshjes me Ganën. Lajmi ka tronditur trajnerin Neveu dhe sidomos vetë futbollistët. Aubamejang veçanërisht mezi e priste Kupën e Afrikës, pasi humbi shiritin e kapitenit tek Arsenali në fillim të dhjetorit dhe tashmë është jashtë ekipit për shkak se ka thyer rregullat e klubit.

Alfonso Devis, lojtari i Bajernit me probleme kardiake. Gazeta Si, 15 janar 2022

Një problem të ngjashëm me tre lojtarët e Gabonit ka edhe Alfonso Davis i Bajernit të Mynihut, siç ka pohuar trajneri Julian Nagelsman: "Devis duhet të qëndrojë jashtë skuadrës për disa javë, sepse pas infektimit nga Covid-19 është zbuluar edhe një miokardi e lehtë. Nuk është shqetëuese, por duhet të jetë në vëzhgim gjatë një periudhe pushimi", - tha trajneri gjerman.

Trajneri Nagelsman ka specifikuar se klubi nuk e ka ende të qartë, nëse ky problem është shkaktuar nga Covid-i, apo lojtari e ka pasur më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë