Kombetarja

Probleme edhe për Uzunin, mallkimi i dëmtimeve shton telashet për Silvinjon

Gazeta Si – E sigurt është se trajneri Silvinjo nuk do të jetë në kushte komode në debutimin në stolin e Kombëtares. Kualifikueset e Euro 2024 po afrojnë, ndërsa problemet për brazilianin shtohen. Myrto Uzuni është lojtari i radhës që ka probleme fizike.

Uzuni mungoi në ndeshjen e fundit me Levanten në kampionat, ku Granada humbi 3-1 dhe komplikoi pozitat për vendet e para. Shtypi spanjoll shkruan se sulmuesi ka pasur disa probleme fizike të mbartura, që nuk i ka kuruar në kohë, ndaj dhe ka munguar ndaj Levantes.

Myro Uzuni me fanellën e Granadës. Gazeta Si, 15 janar 2023

Nuk është e qartë sa kohë Uzuni mund të qëndrojë larg fushave. Nëse edhe ai kërkon një kohë të gjatë, atëherë do të ishte goditje e madhe për stafin e ri teknik të Kombëtares. Broja, Bare dhe Ardian Bajrami janë mungesat e sigurta për Silvinjon për shkak dëmtimesh.

Sulmi do të ishte vëretet problem, por shpresohet që Uzuni të rikuperohet në kohë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen me Poloninë në mars. Silvinjo ndërkohë po monitoron të gjithë lojtarët për të bërë zgjedhjet më të mira në fund. Fati nuk ka qenë me të pikërisht për shkak të dëmtimeve të shumta dhe të rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë