Jete & Stil

Prisni verën me këto trende të reja të kozmetikës

Më në fund, është pothuajse koha për pantallona të shkurtra e rroba banje pasi po vijnë ditët e nxehta të verës. Kjo periudhë njihet si më e përsosura e vitit, që do të thotë se është edhe koha për të provuar një sërë trendesh të bukura. Prisni verën tuaj me këto trende të reja të kozmetikës, është koha për të eksperimentuar me ngjyra dhe cilësi

Hidhni vështrimin tek sytë.  Hija ngjyrë blu rreth syve do të jetë tendenca që do të shohim gjatë kësaj vere, sipas artistëve të kozmetikës botërore.

Sa më natyralë. Jo më konturime të errëta në fytyrë, lëkura e freskët si e bebeve po bëhet një trend i ri për vitin 2018. Për të patur një pamje sa më të bukur vendosni edhe një krem ngjyrë bronzi në lëkurën tuaj.

Linjë e re grafike. Tani është koha për të ripërtërirë “syrin e maces”, jo më me grimin klasik. Krijoni formën tuaj të dallueshme të syrit për të treguar individualitetin personal.

Këndi i syrit si diell, Artistët e kozmetikës sugjerojnë që të lyhet e gjithë qepalla e syrit, këshillohen nuancat e ngjyrës portokalli.

Joshuni nga shkëlqimi. Ka kaq shumë ngjyra dhe janë të përkryera për të zbukuruar në një mënyrë delikate sytë tuaj me hije. Ju mund t’i përdorni këto pluhura shkëlqyes edhe për të krijuar forma të guximshme në sy.

Ne e kemi thënë më parë dhe do ta themi përsëri, shkëlqyesi i buzëve është rikthyer. Vendosni pak nga produkti mbi qepallat dhe mollëzat tuaja për një pamje rrëzëllitëse.

3 Most Common Fraudulent Drugs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë