Komunitet

Prindërit shqetësohen për varësinë e fëmijëve me celularët, po ata vetë?

Të ndash të rinjtë nga telefonat e tyre është e pamundur. Varësia mes tyre dhe telefonave është bërë një temë kryesore vitet e fundit.

Ndonëse prindërit shqetësohen për varësinë që adoleshentët kanë me telefonat, ata nuk dinë se shqetësuese gjithashtu është edhe varësia vetë atyre nga këto pajisje, thotë një studim i ri i Pew Research Center. Një shembull: Po të marrim tryezën e darkës, skena e prindit, ku ndërkohë që është në një bisedë me mikun e tij në telefon, nga dora tjetër mban foshnjën në krah, ndërkohë që përpiqet të shtrojë edhe darkën, kjo është një situatë shpërqendruese për ata. 72 % e prindërve mendojnë se adoleshentët shpesh ose ndonjëherë shpërqendrohen nga telefonat e tyre ndërsa janë gjatë një bisede. Por kur Pew i pyeti adoleshentët të njëjtën pyetje rreth prindërve të tyre, 51 % e tyre thanë se prindërit e tyre janë shpeshherë të shpërqëndruar nga telefonat e tyre, ndërsa po zhvillojnë një bisedë me ta.

Në disa raste, adoleshentët mund të jenë pak më të mirë në menaxhimin e disa gjërave në të njëjtën kohë, se sa prindërit e tyre. 50% e prindërve thanë për Pew se shpesh janë të hutuar në punë për shkak të telefonave të tyre. Vetëm 8 për qind e adoleshentëve thanë të njëjtën gjë për veten në shkollë.

Për një kohë të gjatë, biseda rreth adoleshentëve dhe telefonave të tyre është fokusuar në varësinë e tyre rreth këtij mjeti. Studimi Pew tregon se shumë adoleshentë kanë një marrëdhënie të ngushtë me pajisjet e tyre: 42 % e adoleshentëve thanë se ndiheshin “të shqetësuar” pa telefonat e tyre. Por adoleshentët kanë demonstruar gjithashtu me frekuencë në rritje se marrëdhënia e tyre me telefonat shpesh nuk është tërësisht e mirë apo tërësisht e keqe.

Pew ka anketuar 1,058 prindër me të paktën një fëmijë adoleshent 13-17-vjeçar. Gabimet që bëjnë fëmijët ndërkohë që përdorën telefonat ishin minus 5.0 % për adoleshentët dhe 4.5 % për prindërit.

Por jo për të gjithë menaxhimi i kohës mbi ekranin e telefonave është vetëimponuar. Gjashtëdhjetë e pesë për qind e prindërve thanë se janë të shqetësuar për kohën që adoleshentët e tyre kalojnë në telefona. 57 % e prindërve thonë se i kufizojnë ata, duke iu shkëputur qasjen e internetit në celular.

Sipas studimit këtë metodë e përdornin më shumë prindërit e adoleshentëve të moshës 13 deri 14 vjeç. Në maj, Pew publikoi ​​një tjetër studim duke parë marrëdhëniet e adoleshentëve me telefonin dhe zbuloi se 45 % e adoleshentëve thonë se janë në internet pothuajse vazhdimisht, një përqindje që gati dyfishohet brenda pak viteve./ The Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë