Lajme

Prindër, çfarë duhet të dini për antibiotikët

Rreth 70.000 fëmijë përfundojnë në dhomat e urgjencës çdo vit për shkak të reaksioneve ndaj antibiotikëve. Sipas një analize nga Qëndra për Kontrrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të botuar në gusht në Shoqatën Pediatrike të Infeksioneve tregohet se antibiotikët po kthehen në “sëmundje” për shumë fëmijë.
Shumica e këtyre incidenteve ndodhin në formën e alergjisë dhe pjesa më e madhe ishin të lehta. Fëmijët nën moshën 2 vjeç ishin më të prekur nga ky fenomen. Rreth 74 milion receta antibiotike janë nxjerrë për fëmijët çdo vit dhe hulumtimet e kaluara kanë treguar se të paktën një e treta e këtyre recetave janë të panevojshme. Mbikëqyrja e këtyre barnave mund të kontribuojë në rezistencën ndaj antibiotikëve, pasi bakteret e dobëta zhduken në mënyrë të menjëhershme dhe nuk mund të trajtohen nga antibiotikët.

“Në shumë raste, këto janë ilaçe shpëtuese, por është e rëndësishme që këto rreziqe të njihen për periudhën e rezistencës së tyre,” thotë pediatria Katherinë Fleming-Dutra, bashkautor i studimit. Studimet e mëparshme kanë treguar se deri në 10 për qind të gjitha recetat antibiotike të fëmijërisë shkaktojnë një reaksion alergjik. Prindërit duhet të informohen për mënyrën se si duhet të trajtojnë fëmijët e tyre gjatë periudhave të virozëve të ndryshme.

Pediatria Katherinë Fleming-Dutra

Çfarë gjeti studimi.
Duke përdorur të dhënat kombëtare mbi vizitat midis viteve 2011 dhe 2015, studiuesit vlerësuan se 69,464 vizita vjetore janë bërë nga fëmijët që kanë përjetuar ngjarje të padëshiruara antibiotike.
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e të gjitha problemeve të numëruara në studim u konsideruan ngjarje të lehta alergjike, ndërsa efektet anësore të antibiotikut që nuk ishin reaksione alergjike, ishin probleme të ndryshme si diarreja, të vjella dhe dhimbje abdominale tek fëmijët mbi 3 vjeç.

Hulumtuesit vëzhguan ngjarjet më të dëmshme tek fëmijët nën moshën dy vjeç. Një në 400 fëmijë vizitohet çdo vit nga alergjia e antibiotikëve.
Pediatri Mark Sawyer, anëtar i shoqatës Amerikane të Pediatrisë për sëmundjet infektive, i cili nuk ishte i përfshirë në studim thotë se nuk është për tu habitur që ka ngjarje të tilla.

Sipas Fleming-Dutra, fëmijët janë të pirur për t’u prekur nga alergjitë që shkaktojnë ilaçet. Ai thotë se ky studim mund të jetë një fillim bisedës midis prindërve dhe mjekëve, duke nxitu një diskutim për t’u informuar rreth rreziqeve dhe përfitimeve të mundshme të antibiotikëve.
Çfarë duhet të din prindërit
Sawer thotë se diskutimi për antibiotikët është rritur në vitet e fundit dhe shumë mjek i cilësojnë ato si të panevojshme.

“Unë mendoj se prindit duhet të flasin me mjekët përpara se fëmijët të marrin një antibiotik, ndërsa studime të tilla thjesht bëjnë që njerëzit të kuptojnë se ilaçet nuk janë gjithmonë një zgjidhje,” shton Sawer.

Disa gjëra që duhet të dini kur të vizitoni fëmijën tuaj tek pediatri

• Kolla dhe rrufa zakonisht nuk kërkojnë antibiotikë. Këto ilaçe nuk mund të bëjnë asgjë për të luftuar ftohjet dhe viruset. Nëse simptomat e fëmijës suaj janë të rënda, duhet t dërgoni menjëherë te mjeku, por antibiotikët nuk janë një zgjidhje për këto simptoma.
• Dhimbjet e fytit nuk mund të trajtohen me antibiotikë, përveç nëse fëmija juaj preket nga bakteri i streptokokut. Në rreth 80 për qind të rasteve, dhimbjet e fytit janë me origjinë virale. Pediatri duhet të testojë fëmijën për streptokok para se të përshkruajnë antibiotikët.

• Antibiotikët nuk janë efektiv për infeksionet e veshit. Sawer thotë se hulumtimi ka treguar që antibiotikët nuk përdoren për këto infeksione. Për trajtimin infeksionit të veshit, është më efektive të jepen qetësues si ibuprofen ose acetaminophen.
• Nuk është e pazakontë që fëmijët të kenë skuqje të fytit, vjellje dhe diarre. Sawer thotë se këto simptoma nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht një alergji. Shpesh pediatrit do të rekomandojnë që fëmija juaj të përfundojë trajtimin antibiotik edhe nëse ato kanë këto reagime.

• Ka shenja të qarta të një alergjie të rrezikshme të antibiotikëve. Duhet ta çoni fëmijën tuaj në spital menjëherë nëse, pas marrjes së antibiotikut ata kanë vështirësi në frymëmarrje, pulsi është i dobët ose humbasin vetëdijen./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë