Makina

Prezantohet Mercedesi më i ri, mund të kryesh disa funksione thjesht duke i menduar

Makina konceptuale më e fundit e Mercedes-Benz, Vision AVTR, do të jetë larg çdo pritshmërie.

Ajo do tu lejojë pasagjerëve të kontrollojnë funksione të ndryshme vetëm duke i menduar. Për të funksionuar, përdoruesit fokusohen në dritat në pultin dixhital dhe inteligjenca artificiale e makinës njeh zgjedhjen e tyre dhe fillon një funksion të paracaktuar. Kjo mund të përfshijë ndryshimin e një stacioni radio, hapjen e një dritareje, përgjigjen e një telefonate, ose, më e madhja, dërgimin e makinës në një rrugë të paracaktuar.

“Pajisja mat aktivitetin neuronal në korteks në kohë reale. Ai analizon valët e trurit me anë tqë një pajisje të vendosur në kokë dhe njeh në cilat pika të dritës përdoruesi drejton fokusin dhe vëmendjen e plotë ”, tha zëdhënësi i Mercedes në një njoftim.

Vision AVTR u prezantua për herë të parë në Panairin Elektronikë të Konsumatorit 2020 në Las Vegas, por vetëm këtë javë mundën ta provojnë vizitorët këtë makinë në Mynih, Gjermani.

Zëdhënësi i Mercedes thotë se makina merr jetë sapo pronari i saj futet pasi arrin ta njohë vetëm nga rrahjet e zemrës ose frymëmarrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë