Makina

Prezantohet makina e parë elektrike “Made in Turkey”

Është prezantuar makina e parë elektrike e prodhuar në Turqi. Makina është prezantuar në panairin e tretë të Kërkim-Zhvillimit dhe Inovacionit, në Sallën e Kongreseve, “Lutfi Kirdar” të Stambollit. Prodhuesi i makinës dr. Gursel Guzel ka deklaruar se gjitha pjesët përbërëse të makinës janë prodhim vendor.

“Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm, dizajni mekanik, karroceria, motori, moduli i drejtimit të motorit, pajisjet elektronike, të gjitha njësitë e kontrollit dhe softuerët janë prodhim vendor, janë që të tëra kombëtare, janë tonat”, ka thënë dr. Gursel Guzel.

Pasi karikimit rreth një orë kjo makinë mund të përshkojë deri në 400 kilometra rrugë.

Pritet që kjo makinë dalë në shitje brenda një kohe të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë