Presidentja e Kroacisë, e cila u mediatizua shumë gjatë kampionatit botëror “Rusi 2018”, do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar është parashikuar që të mbajë një fjalim në Parlament para deputetëve.
Kolinda Grabar Kitaroviç do të takojë krerët e shtetit shqiptar, presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim edhe në samitin e NATO-s, si dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.