Politike

Premtimi i Edi Ramës: Heqim tatim fitimin për biznesin e vogël deri në 2029, ndoshta dhe TVSh

Në minutën e fundit, i ftuar në emisionin “Opinion” për ecurinë e deritashme të negociatave me opozitën lidhur me reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama njoftoi një vendim të rëndësishëm, kësaj here (jo për zgjedhjet) por për biznesin e vogël.

“Ne do të heqim tatim-fitimin deri në vitin 2029 (brenda planit 2030) dhe jemi në finalizim të analizës. Planin do ta prezantojmë brënda qershorit dhe heqjen e tatim-fitimit do ta bëjmë tani. Nuk do ta bëjmë në vitin 2029. Pra do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Kuvend për shkak të gjithë ristrukturimit që duhet të bëjmë në funksion të situatës dhe të fillimit të rimëkëmbjes dhe aty në paketën fiskale të Republikës së Shqipërisë do të heqim tatim-fitimin për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029 dhe deri atë ditë do të jemi të qartë…”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi se në shqyrtim është edhe mundësia e heqjes së TVSH për këtë kategori.   

“I kam kërkuar grupit të punës që të heqim edhe TVSH dhe këta njerëz që jetojnë në Shqipëri apo të tjerë që duan të kthehen në Shqipëri pa tatim-fitim, pa tvsh deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit deri në 2029…”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë