Futboll

Premier Liga rrezikon seriozisht ndërprerjen për shkak të variantit Omicron

Varianti Omicron i Covid-t po e vë në vështirësi të mëdha Anglinë dhe Premier Ligën. Pas shtyrjes së ndeshjes me Leiçesterit dhe Totenhemit, situata është shumë afër kolapsit dhe rastet e fundit te Çelsi e kanë rritur ndjeshëm shqetësimin.

Janë të shumtë trajnerët që kanë kërkuar nga “Football Association” të ndërhyjë me masa drastike, ndaj dhe rreziku për një ndërprerje të mundshme të kampionatit deri në mes të janarit është i madh.

Ronaldo me shoke ne panik. Covid-i bllokon Mancester Junajtid. Gazeta Si, 16 dhjetor 2021

Pritet që nga momenti në moment të ketë kominikim për ndeshje të tjera të shtyra, sepse situata me infektimet ka dalë jashtë kontrollit. Disa skuadra janë bërë vatra infeksioni, me në krye Totenhemin dhe Mançesteri Junajtid. Edhe te Çelsi, pas rastit të Mateo Kovaçiç, i izoluar menjëherë, kanë dalë pozitivë edhe tre lojtarë të tjerë.

Edhe te Brentfordi situata nuk është më e mirë. Sfida ndaj Mançester Junajid e së martës u shty, ashtu si dhe sfida mes Bërnlit dhe Uatfordit. Trajneri i Brentfordit, Tomas Frenk, dhe ai i Leiçesterit, Brendan Roxhers, i kanë kërkuar publikisht “Football Association” të shtyjë gjithë kampionatin dhe çerekfinalet e Carabao Cup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë