Moti

Prapë do të përvëlohemi nga i nxehti!

Kjo e diel do të jetë e qetë. Sinoptikania e Gazetës “Si” na tregoi se do të jetë një ditë e zakonshme gushti. Do të ketë diell por jo me temperatura të larta. Edhe intensiteti i erës do të bie , për të shijuar detin ata që pushojnë në bregdet. Ia vlen të lundrosh sepse edhe dallgët në det do të jenë të qeta. Por nuk do të vijoj çdo ditë e kësaj jave që vjen , kështu e qetë. Temperaturat dot rriten gradualisht. I nxehti fillon që të hënën, në të gjithë Shqipërinë. Parashikimet e sinoptikanes janë që temperaturat në zonat malore të jenë 13-32, në zonën e ulët 20-37 dhe në bregdet 19-34 gradë celcius.

Por.. më pas vjen përvëlimi. Do të jetë si ato ditë, rreth 2 javë më parë ku nuk gjenim strehë ku të futeshim nga i nxehti. Të mërkurën, për kulimi do të jetë të enjten kur temperaturat dot të arrijnë sërish deri në 40 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë