Kombetarja

Prapaskena e zgjedhjes së trajnerit të kombëtares, Guidolin rrëfen bisedën me Dukën

Për disa ditë pati jo pak dilema në opinionin publik, por tashmë Edi Reja ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë, duke filluar që nga muaji qershor me dy ndeshjet e para. Por nga mediet italiane ka dalë në dritë një nga prapaskenat që ndodhën në ditët kur presidenti i FSHF-së Armando Duka punonte për të zgjedhur trajnerin e ri.

Është njëri nga ish-kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares, Françesko Guidolin që ka folur për kontaktet me kreun e FSHF-së. Në një intervistë për calciomercato.com, Guidolin ka thënë se Shqipëria zgjodhi Rejan dhe ai është shumë i lumtur për këtë, pasi më tej presidenti Duka ishte treguar shumë i hapur dhe i sjellshëm. Më tej italiani ka thënë se presidenti Duka ishte treguar shumë i hapur dhe i sjellshëm, por ai kishte zgjedhur që të merrte më shumë kohë për të menduar deri në fundin e këtij sezoni për ekipin e ri që do të trajnojë.

“Shumë persona më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar shumë klube nga Seria A dhe disa Kombëtare të mira për të fituar si Kina e Arabia Saudite. Nuk është se i mohoj të gjithë por dua ta mbyll karrierën mirë pasi kam 600 ndeshje në Seria A dhe një CV shumë të respektuar nga të gjithë. Po pres për diçka që më stimulon. Shqipëria zgjodhi Edi Rejan dhe unë jam i lumtur për këtë gjë, pasi ai meriton më të mirat gjithmonë. Unë isha shumë i qartë dhe në kontaktet që patëm me mua u sollën shumë korrekt dhe të sjellshëm. Presidenti Duka ishte i hapur, por unë zgjodha të pres për të parë se si do të shkojë fundi i këtij sezoni.”- ka thënë ndër të tjera trajneri italian, Françesko Gudiolin.

Përveç Guidolin për stolin e kombëtares në javët e para të prillit u përfol edhe emri i Alberto Zakeronit, por në fund gjuha e përbashkët u gjet me 72-vjeçarin Edi Reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë