Moti

Pranverë e vogël në dimër, festa të ftohta

Për ata që duan diellin dhe motin e ngrohtë, java e parë e dhjetorit do ti gëzojë të gjithë me temperatura të larta për stinën.

Më 1 dhejtor nisi zyrtarisht dimri meteorologjik. Sipas ekspertes së meteorologjisë së gazetës “Si”, java e parë e muajit dhjetor do të dominohet nga aktiviteti i masave ajrore të ngrohta me origjinë Mesdhetare, të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta mbi normën e caktuar të muajit.

Temperaturat maksiamle do të jenë:

Në zonat malore 13 gradë e zonat e ulëta dhe bregdet deri në 20 gradë celcius.

Ndërsa javën e dytë të muajit dhjetor, parashikohet të aktivizohet shtjella e ftohtë arkitike, e cila do ti afrohet Europës Qendrore, Ballkanit dhe vendit tonë, ku do të sjellë rreshje shiu dhe rreshje bore në zonat malore.

Temperaturat do të zbresin ndjeshëm në të gjithë vendin duke filluar nga data 9 dhjetor si pasojë e masave ajorore të ftohta që do të përfshijnë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë