Kombetarja

Prag San Marino, tjetër largim nga kuqezinjtë

Tjetër largim nga Kombëtarja. Nedim Bajrami është larguar nga grumbullimi më Kombëtaren e Shqipërisë, 1 ditë para ndeshjes me San Marinon. Fantazisti është rikthyer te e Empolit.

Mesfushori kuqezi, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, nuk e ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FIFA për të luajtur një ndeshje zyrtare. Duhet thënë se bëhet fjalë për çështje burokratike, të cilat pengojnë futbollistët. Ai më parë ka luajtur me moshat e Zvicrës.

Bajrami aktualisht luan me skuadrën e Empolit është grumbulluar me kombëtaren kuqezi pas paraqitjeve fantastike në Serinë B italiane. Në këtë mënyrë, Bajrami duhet të presë ende për të realizuar ëndrrën e madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë