Art dhe Kulture

Pra ne mund ta kemi një ribashkim të “Friends-ave” pas së gjithash

6 anëtarët kryesorë të kastit të “Friends”, bashkë me krijuesit e serialit David Crane dhe Marta Kauffman, thuhet se janë duke folur për një rikthim special në HBO.

“Kasti i “Friends” e ka diskutuar rikthimin e serialit deri diku, por se në çfarë forme është akoma për tu diskutuar”, tha një burim i panjohur për Entertainment Tonight.

Këto lajme vijnë paksa surprizë, duke qënë se çdokush që ka qënë i përfshirë në serial e ka mohuar bashkimin e tyre prej vitesh. Vetëm muajin e kaluar, Jennifer Aniston, ngriti spekulime kur postoi një foto të tyren në instagram, por të gjithë e kanë hequr mundësinë e një ribashkimi në të shkuarën.

Gjithsesi, dukej se Aniston kishte ndryshuar mendje në qershor kur pranoi për Ellen DeGeneres se “Friends-at” po punonin për diçka së bashku, duke shtuar dhe mundësinë e një ribashkimi : “Unë do e bëja. Vajzat do e bënin, dhe djemtë do e bënin. Dëgjo, çdo gjë mund të ndodhi”.

“Bisedimet janë akoma në fazën e parë, por të gjithë janë gati nëse vendoset diçka e mirë”, tha burimi i Entertainment Tonight, duke na lënë të fantazojmë se sa i lartë mund të jetë probabiliteti që ne të shohim Ross, Rachel, Phoebe, Monica, Chandler dhe Joey të ribashkuar në ekran. Në fund të fund, kush nuk është kurioz të dijë se si kanë vazhduar jetët e personazheve tanë të preferuar?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë