Sociale

Pozitiviteti 8.1 për qind/ 5 të vdekur dhe 234 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pesë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në vend. Bëhet fjalë për tre qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça, të moshave 78-85 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2862 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 234 qytetarë. Përqindja e pozitivitetit rezulton të jetë 8.1. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Statistika (13 prill 2021)
Raste të reja ditore 234
Të shëruar në 24 orë 634
Të shtruar në spitale 192
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2862

Testime totale 594,452
Raste pozitive 128,752
Raste të shëruara 98,903
Raste Aktive 27,523
Humbje jete 2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19673
Fier 2361
Durrës 1161
Gjirokastër 1122
Shkodër 932
Korçë 726
Vlorë 572
Dibër 341
Kukës 315
Elbasan 215
Berat 56
Lezhë 49


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë