Ekonomi

Powell pranon për herë të parë rrezikun e recesionit në SHBA

Kreu i Bankës së Amerikës, Jerome Powell pranoi për herë të parë se rritja e normave të interesit mund ta dërgojë ekonominë e SHBA-së drejt recesionit, duke u shprehur se mundësia është në tavolinë, ndërsa e cilësoi mjaft të vështirë zbutjen “pa vështirësi” të inflacionit.

“Nga krahu tjetër, risku është më i madh nëse nuk rikthejmë dot stabilitetin e çmimeve dhe të lejojmë inflacionin të injektohet në ekonomi për vite me radhë. Nuk mund të dështojmë në atë drejtim, duhet ta kthejmë inflacionin në objektivin prej 2%.” – u shpreh Powell.

Kreu i Bankës së Amerikës foli para Komitetit të Senatit Bankar, në dy ditët e para të dëgjesave në Kongres. Në hapjen e fjalimit, Powell u tha zyrtarëve se rruga e duhur është ajo drejt rritjes së normave të interesit, për të qetësuar ngritjen më të lartë të çmimeve në 40 vite.

“Inflacioni na ka surprizuar për sipër vitin e kaluar dhe surpriza të tjera mund të jenë rrugës. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në të dhënat e ardhshme që do të na vijnë dhe evoluimin e përgjithshëm” – u shpreh ai.

Vrojtimet e Powell përforcuan komentet javën e kaluar, pasi ai dhe kolegët e tij rritën normat e interesit në nivelin më të lartë që nga viti 1994.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë