Futboll

Portieri Simoni firmos për Eintraht Frankfurt, 600 mijë euro për Dinamon

Gazeta Si – Një lëvizje e bujshme në futbollin shqiptar. Simon Simoni, portieri i Dinamos, ka bërë hapin e madh në karrierë, duke firmosur për Eintraht Frankfurt. Bëhet fjalë për një nga ekipet elitare të Gjermanisë, pjesëmarrës në Champions këtë sezon.

Simoni ka hedhur firmën për 4 vjet e gjysmë me klubin gjerman, ku ka kryer vizitat mjekësore dhe ka bërë prezantimin. Nga kjo lëvizje, Dinamo do të përfitojë 600 mijë euro dhe kjo është një shifër e lartë për klubet tona.

Portieri 18-vjeçar nga Lezha ra në sy me paraqitjen e bërë sezonin e kaluar në Superiore me fanellën e Dinamos, por edhe me aktivizimin me Kombëtaren U-21. Tani për të nis një aventurë e re, në një nga 5 kampionatet më të fortë të Europës.

Në të ardhmen Simoni mund të jetë një kandidat i denjë për portën e Kombëtares, duke rivalizuar Berishën dhe Strakoshën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë