Makina

Porsche prezanton modelin e ri Cayenne Coupe

Më në fund Porsche ka prezantuar modelit Cayenne Coupe. Modeli i ri i Porche duket më elegant dhe më sportiv se sa SUV i thjeshtë.

E gjitha kjo në në sajë të linjave të mprehta të dizajnit dhe pjesës së pasme të rimodeluar. Coupe Cayenne është e pajisur me sediljet sportive me 8 shtresa, të cilat janë të ngjashme me sediljet Sportive Adaptive me 18 shtesa të ofruara në modelin Turbo.

Në pjesën e pasme, Coupe vjen si standard me një ndenjëse të pasmë që ka karakteristikat e vendeve individuale. Sediljet e pasme të rehatshme mund të shtohen si një opsion pa kosto.

Porsche Cayenne Coupe vjen me motor 3.0 litërsh V6 i cili gjeneron 335 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 5,7 sekonda.

Nëse doni më shumë fuqi, keni versionin Cayenne Turbo Coupe, i cili përdor një motor 4.0 litërsh V8 që gjeneron plot 541 kuaj fuqi.

Cmimi fillestar i Porsche Cayenne Coupe pritet të jetë rreth 70,000 euro, ndërsa i atij Caynne Turbo fillon prej rreth 110,000 eurove.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë