Me rritjen e çmimit e karburantit, Porsche do të sjellë dy modele në versionin hibride- me elektricitet.
Sipas “Auto-Express”, kompania ka vendosur të befasojë të gjithë duke sjellë dy modele, një që do të zëvendësojë modelin aktual Carrera dhe një tjetër që vjen në majë të linjës, potencialisht krahas modelit 911 Turbo.
Në raportim theksohet se platforma bazë e modeleve prestigjioze të kompanisë është e përshtatshme edhe për modelet hibrid.
Një kombinim hibrid do të shtojë të paktën edhe 250 kilogramë peshë në modelin e ri.
Deri më 2025, Porsche synon që 25 për qind e shitjeve të jenë në tregun elektrik, 25 hibrid dhe 50 të motorëve me djegie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.