Analize

Populistët te dera

Me Mario Draghin në dalje, Europa përgatitet për qeverinë më radikale të së djathtës në historinë e Italisë.

Nga Gazeta "SI" - Për herë të parë në disa dekada, nën drejtimin e kryeministrit në largim, Mario Draghi, Italia duket se rimori mantelin e superfuqisë së Bashkimit Europian. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane Draghi luajti rolin kryesor kur Italia dhe fqinjët e saj po vuanin nga pandemia, një luftë në prag të derës së BE-së dhe një krizë energjitike që po rrit kostot e jetesës në qiell. Për një vit e gjysmë, Roma pati të njëjtën peshë si Parisi dhe Berlini.

Por largimi i qeevrisë Draghi i riktheu partitë politike atje në fushatë dhe vetë shteti është në një gjendje pasigurie, në periudhën më të keqe të mundshme.

Sondazhet tregojnë se Vëllezërit post-fashistë në Itali, kanë një shans të mirë për të kryesuar në zgjedhjet e shtatorit, me në krye, Giorgia Meloni, shumë pranë të qenit, liderja e parë e femër dhe udhëheqësi i parë i të djathtës ekstreme, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Partia më e madhe opozita, Vëllezërit e Italisë, kanë shënuar rritje të mbështetjes së tyre, në 23% nga 4% që kishin në zgjedhjet e fundit.

Por Meloni nuk është vetëm. Ajo po garon në aleancë me Matteo Salvini, kreu i Ligës po ashtu e ekstremit të djathë dhe Silvio Berlusconi, ish-kryeministër dhe kreu i konservatives Forza Italia. Kombinim që mund të marrë 45% të votave, mjaftueshëm për disa vende të rehatshme në Parlament.  

Ideja e një qeveria të së djathtës ekstreme në Romë, me tone të populizmit dhe skepticizmit, po përhapet tani që BE-ja po tenton të mbajë nën kontroll 27 vendet e bllokut, të  ndalojnë Rusinë, të përballen me krizën energjitike dhe të zbusin inflacionin.

Pasiguria për pozicionimin e partive të së djathtës ekstreme në Itali, po shqetëson Brukselin, tha Arturo Varvelli, nga Marrëdhëniet me Jashtë të Këshillit Europian, ECFR. “Ka shumë dhimbje pas ikjes së Draghit”.

Brukseli po përballet ndërkohë me qeveri të së djahtës ekstreme në Budapesht dhe Varshavë, që kanë sfiduar legjitimitetin dhe qetësinë në bllok. Të drejtat dhe demokracinë.

Meloni, ndërkohë që e mohon përcaktimin si e djathtë ekstreme, duket njësoj si liderët hungarezë dhe polakë. Partia e saj ka lidhje të forta me traditat post-fashiste, si p.sh, kufij për emigrantët, mbrojtja e rrënjëve të krishtera europiane dhe lufta ndaj LGBT-së. Meloni kërkon edhe që BE-ja të mos ndërhyjë më në sovranitetin e nejrëzve dhe ka marrë anën e Polonisë e Hungarisë në debatet e tyre me Brukselin.

Salvini ka qenë gjithmonë kundër burokratëve në Bruksel, ndërkohë Berlusconi i shokoi të gjithë në Parlamentin Europian kur tha se presidenti i ardhshëm, Martin Schulz, është i duhuri për rolin e një roje në kampet naziste të vrasjeve.

Kur vjen puna tek Rusia, demokratët italianë, janë ndarë në mes. Meloni fillimisht kundërshtonte sanksionet për Moskën, por tani ajo ka mbështetur Ukrainën dhe NATO-n duke thënë se Perëndimi po dërgon të gjitha mjetet e nevojshme në mbështetje të Kievit.

Por Berlusconi është mik i vjetër me presidenti rus, Vladimir Putin dhe i ka thënë Ukrainës të pranojë kërkesat e Putin. Salvini, admirues i Putin, ka bërë thirrje për të ndaluar dërgimin e armëve në Kiev dhe u acarua pse iu ndalua udhëtimi për në Moskë, paguar nga qeveria ruse. 

Nëse një aleancë e krahut të djathtë fiton në shtator, linja e qeverisë së re "do të varet kryesisht nga ekuilibri i pushtetit brenda koalicionit", tha Angelo Panebianco, një profesor emeritus i shkencave politike në Universitetin e Bolonjës. "Nëse Meloni fiton më shumë, ajo do të  bëjë goditjet."

Italia, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, po sabotohet nga investitorët dhe autoritetet europiane, për shkak të borxhit të lartë publik, sa 180% e PBB-së.

Ndërsa fushata elektorale italiane afrohet, shumë nga propozimet që dalin nga e djathta sugjerojnë një shpenzim të madh që vështirë se është në përputhje me kufizimin fiskal të favorizuar nga Brukseli. Forza Italia është zotuar të rrisë pensionet, ndërsa Liga ka premtuar një skemë të parakohshme pensioni dhe një amnisti të gjerë tatimore.

Lidhjet në përkeqësim të Romës dhe Brukselit, pas idilizimit të mandatit të Draghi-t, mund të rrezikojnë rikuperimi ekonomik të vendit, që varet fort nga dhurimi i 200 mld eurove nga BE-ja. Fondi që u caktua për pandeminë, do të disbursohet në këmbim të disa arritjeve në sistemin e reformave, si p.sh shkurtimi i kohës së gjyqeve, lehtësimi i procedurave të tenderave dhe përmirësimi i kushteve të tregut të lirë. Të nisura nga Draghi, por jo të përfunduara.

Për të marrë thasët e parave, kushdo që merr drejtimin duhet të vazhdojë me programin, por tejkalimi i lobimeve dhe problematikave në administratën e Italisë, kërkon një diplomë që mungon në spektrat politike. Gjatë javëve të fundit, e djathta ka tentuar të shkelë tentativat e Draghi për të rregulluar koncesionet e rrugëve dhe plazheve.  

Shumë reforma do të kenë avancuar deri sa Draghi të lërë zyrën, por nëse një qeveri euroskeptike vjen në drejtim, mosbesimi nga Brukseli do të komplikojë hapat e tjerë, tha Carlo Altomonte, këshilltar i qeverisë për zbatimin e reformave.

Pranverën e kaluar, duke iu përgjigjur presionit të BE-së për reformat fiskale dhe të konkurrencës, Salvini i kërkoi Brukselit të "përmbahet nga raportet e shkollave dhe qortimet burokratike.”

Fronti i bashkuar i krahut të djathtë mund të plasaritet ende mes tensioneve mbi shpërndarjen e zonave zgjedhore dhe se cili lider duhet të marrë postin e lartë në rast fitoreje. Me bisedimet që po zhvillohen gjithashtu midis partive të ndryshme të krahut të majtë dhe të qendrës, dy muaj të vështirë para se italianët të shkojnë në qendrat e votimit, rezultati i zgjedhjeve mbetet larg të qenit i sigurt.

Edhe nëse Meloni bëhet kryeministrja e vendit me një koalicion të së djathtës ekstreme, miliarda eurot mund të jenë mjaftueshëm për të zbutur atë.

Varvelli nga ECFR tha: “Ajo e di se duhet të jetë shumë pro-europiane. Më shumë nga se e mendon”.

Një tjetër qeveri populiste, euroskeptike e formuar nga Lidhja dhe Lëvizja Pesë Yjet, anti-establishment, ishte në pushtet në Itali gjatë 2018-2019. Pavarësisht bisedave të saj të vështira, ajo nuk arriti të merrte mbështetje më të madhe fiskale nga BE dhe të mbante të qëndrueshëm borxhin pubik të Italisë.  

Nga perspektiva e BE-së, bllokimi i fondit [për Italinë dhe “mbytja” e saj nuk është asgjë përveç se sukses, tha Giovanni Orsina, drejtor i shkollës së qeverisjes në Romë.

Nëse një e djathtë radikale, populiste do të merrte pushtetin nga Draghi, “Brukseli me siguri nuk do të ishte rehat”,- tha ai- “por sado që mund ta urrejë atë qeveri, në fund do ta kishte të përshtatshme të mbyllte një sy. Herë pas here.”

“Por një çështje me rëndësi është se Draghi i ka lënë vendit të tij dhe pasardhësit të tij, një dhuratë të madhe. Tani që eurozona po vuan nga furnizimet ruse të gazit, Italia ka bërë përpara me kohë”, -tha Altomonte.

Në vetëm pak muaj, Italia ka zëvendësuar varësinë nga gazi rus me Algjerinë, burimi kryesor i gazit në shtetin italian.

“Italia mund të përfundojë duke i shitur gaz Gjermanisë në nëntor, dhjetor. Kjo ndryshon peshoren e fuqisë në Europë”./ForeignPolicy


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë