Ka ndodhur

Policia, test alkooli shoferëve të urbanëve në Tiranë

kontrolli i policise

Nga Gazeta Si - Aksidentet e ndryshme të disa autobusëve në Tiranë ka bërë policinë rrugore të kryeqytetit që të zhvillojë disa aksione blic dhe kontrolle të befasishme për shoferët e autobusëve të disa linjave të ndryshme.

“Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 15 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt”, shkruan policia.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që udhëtojnë me mjete të transportit publik apo çdo mjet tjetër, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë