Policia e Shtetit njoftoi se vijojnë kontrollet në terren mbi respektimin e masave anti-Covid.
Bëhet me diije se dy shtetas administrues dhe menaxhues të dy bar kafeve në Tiranë janë ndëshkuar me gjoba 1.000.000 lekë secili, për mosrespektimin e masave kundër përhapjes së virusit. Bizneseve iu bë akt-konstatimi për mbylljen e aktivitetit.
Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës lajmëron të gjithë bizneset të bëjnë kujdes me ruajtjen e masave që të mos bëhen burim rreziku për njerëzit.
Ditët e fundit në Tiranë janë rikthyer kontrollet intensive të policisë nëpër bare, rrugë apo transport publik, me qëllim vrojtimin e mbarëvajtjes së masave parandaluese apo ndëshkimin për moszbatimin e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.