Kosova

Policia e Kosovës sekuestron rreth 790 fishekë dhe një flamur serb në një kodër në Banjskë

Nga Gazeta 'Si'-Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator kallashi dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Sipas njoftimit të policisë këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi por lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.

"Njësia policore gjatë patrullimit në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës ‘AK-47’ dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë