Kosova

Policia e Kosovës bastis Ministrinë e Bujqësisë dhe disa komuna, arrestohen 12 zyrtarë

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku janë arrestuar zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna të tjera të Kosovës.

Deri më tani janë të arrestuar 12 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe që Policia e Kosovës ka filluar bastisjen e pronave e të arrestuarve. Gjatë bastisjes së sotme, janë konfiskuar disa dokumente dhe dy çanta me para.

Sipas mediave në Prishtinë, në këtë aksion është arrestuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha, dhe tre zyrtarë tjerë. Gjatë bastisjes janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie.

Pas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, aksioni i Policisë ka vazhduar edhe në disa prej komunave ku janë shoqëruar Polici zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Aksioni i Policisë së Kosovës ka vazhduar më pas  në Komunën e Gjilanit por duke mos dhënë më shumë informacione se për çfarë akuzash, apo afere bëhet fjalë.

Më pas, policia ka vazhduar bastisjen në Komunën e  Lipjanit, duke deklaruar se pas përfundimit të këtij aksioni, do të dalë me komunikatë zyrtare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani,ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani në një deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë