Ngjarje

Policia e Durrësit reagon pas vdekjes së gruas në Fllakë: E kishte bërë kallëzimin që dhjetorin e shkuar, por çështja ishte ende në Prokurori

Nga Gazeta 'SI' - Policia e Durrësit ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në fshatin Fllakë, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, kreu vetëvrasje pas bullizimit që iu bë në rrjetin social ‘TikTok’ nga koleget.

Policia konfirmon se ajo ka bërë një kallëzim për këtë gjë dhjetorin e 2022-shit dhe se ajo çështje është ende në Prokurori.

Loka humbi jetën më 2 janar të këtij viti pasi konsumoi lëndën helmuese fotoksinë. Arsyeja e vetëvrasjes sipas familjarëve ishte bullizimi nga koleget e saj të punës që kishin hapur një llogari në TikTok ku postonin fotografi të saj dhe e quanin atë të përdalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë