Futboll

Polemika pas kurorëzimit të Mesit: Levandovskin e vodhën! Bild e quan një skandal

"Është një nder për mua që luftova me Levandovskin. Besoj se ai e meriton ‘Topin e Artë’, vitin e kaluar të gjithë ishin dakord se fituesi ishte ai. ‘France Football’ duhet t’ia njohë të gjitha meritat që i takojnë", - ka thënë Mesi pas fitimit të “Topit të Artë” të shtatë në karrierë, duke komplimentuar sulmuesin polak.

Vendimi për të kurorëzuar argjentinasin është shoqëruar me polemika të mëdha në fakt, jo vetëm në rrjetet sociale, ku dominon gjykimi se Robert Levandovski është vjedhur sa i takon çmimit prestigjioz. Shumica e lidhin vlerësimin e Mesit me faktin se ai është tashmë lojtar i PSG-së, pasi këtë vit nuk ka bërë aq sa për ta merituar çmimin, edhe pse fitoi me Argjentinën.

Robert Levandovski gjate ceremonise. Gazeta Si, 30 nentor 2021

Në Gjermani shtypi, me në krye “Bild”, e ka quajtur një vjedhje të hapur ndaj Levandovskit dhe një skandal. Polaku po vendos rekorde të njëpasnjëshme me golat e tij dhe sipas gazetës gjermane, meritonte “Topin e Artë”. Levandovski mori 580 vota, ndaj 613 të Mesit.

Edhe shumë personalitete të futbolit botëror, ish-lojtarë dhe ish-trajnerë, janë të mendimit se çmimi i takonte sulmuesit të Polonisë dhe Bajernit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë